Ndryshon orari i ndeshjes Vardari – Shkëndija

Përballja do të zhvillohet të premten, më 14 mars, në kompleksin e FFM-së me fillim nga ora 15:00.

Komisioni për Gara pranë FFM-së ka vendosur që ndeshja e xhiros së 24-t të Ligës së Parë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës të luhet një ditë më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht. Përballja do të zhvillohet të premten, më 14 mars, në kompleksin e FFM-së, në fushën kryesore (Tereni Nr. 2), me fillim nga ora 15:00.

Shkëndija konfirmon orarin e ri vetëm pas pranimit të emailit zyrtar nga FFM-ja, edhe pse lajmi qarkulloi në media që nga dita e djeshme.

Sipas njoftimit të FFM-së, ndryshimi është bërë pas kërkesës së KF Vardari dhe duke pasur parasysh angazhimet ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë në disa kategori, si dhe ndalimin aktual për përdorimin e Arenës Kombëtare “Todor Proeski”.

Ndërkohë, Federata, me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka shpallur këtë ndeshje si takim me rrezik të lartë, duke kërkuar masa të shtuara sigurie.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top