Ndryshim stadiumi për ndeshjen Rabotniçki-Shkëndija

Takimi i xhiros së 26-të do të zhvillohet të mërkurën në terrenin e kompleksit të FFM-së në Shkup nga ora 15:30. 

KF Shkëndija do të luajë ndeshjen e xhiros së 26-të në transfertë ndaj FK Rabotniçkit në një lokacion të ri. Fillimisht, takimi ishte planifikuar të zhvillohej në arenën “Todor Proeski”, por me kërkesë të klubit vendas, është vendosur që ndeshja të luhet në terrenin e kompleksit të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Sipas njoftimit zyrtar të FFM-së, kërkesa e Rabotniçkit për ndryshimin e stadiumit është miratuar, ndërsa ndeshja do të zhvillohet më 8 prill 2026 (e mërkurë), me fillim në ora 15:30.

Federata ka bërë të ditur gjithashtu se ndryshimi është reflektuar edhe në sistemin zyrtar Komet dhe u ka bërë thirrje palëve të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për organizimin e takimit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top