Meliqi me ftesë debutuese me Maqedoninë e Veriut, Gaye sërish me Gambian

Dy futbollistë të Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipeve përfaqësuese në ndeshjet e radhës ndërkombëtare.

Anes Meliqi ka marrë ftesën e parë për të qenë pjesë e ekipit A të Maqedonisë së Veriut, duke bërë kështu hapin e radhës në karrierën e tij. Mbrojtësi kuqezi do të jetë në dispozicion të përfaqësueses në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Zvicrës, Sllovenisë dhe Skocisë.

Programi i ndeshjeve:

26.09.2026 – Maqedonia e Veriut – Zvicra

29.09.2026 – Sllovenia – Maqedonia e Veriut

03.10.2026 – Maqedonia e Veriut – Skocia

06.10.2026 – Zvicra – Maqedonia e Veriut

Ndërkohë, pas rikthimit nga lëndimi, Baboucar Gaye vazhdon të jetë pjesë e rregullt e kombëtares së Gambias. Gaye është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës, ndaj Somalisë dhe Ganës.

25.09.2026 – Gambia – Somalia

29.09.2026 – Gana – Gambia

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top