Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rauf Ramadanit, një emër i rëndësishëm në historinë e KF Shkëndija.

Pjesë e futbollistëve të gjeneratës së parë të vitit 1979, ai ishte ndër ata që hodhën themelet e klubit tonë, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim në fillimet e rrugëtimit të kuqezinjëve. Më vonë, si pjesë e kryesisë dhe kryetar i klubit në pjesën e dytë të viteve të 90-ta, ai vazhdoi të japë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe forcimin e Shkëndijës.

Rauf Ramadanit do të kujtohet gjithmonë si njeri i klubit, me zemër të madhe dhe dashuri të pakushtëzuar për ngjyrat kuqezi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të Shkëndijës.

U prehsh në paqe.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top