Match Preview: Sileksi vs Shkëndija | Xhiroja e 9-të

Kuqezinjtë të shtunën në Kratovë ndeshen me Sileksin në kërkim të suksesit të radhës për ruajtje të pozitës së parë. 

NDESHJA

Sileksi vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e nëntë

Stadiumi i qytetit, Kratovë

E shtunë, 5 tetor, ora 14:00

Pas fitores së thellë 4:0 ndaj Vardarit, Shkëndija udhëton drejt Kratovës për t’u përballur me Sileksin. Me atmosferë pozitive dhe rikthimin në krye të tabelës, kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe të ruajnë pozicionin lider në kampionat. Skuadra ka punuar intensivisht gjatë javës për këtë përballje, me qëllim që të vazhdojë serinë e fitoreve.

Skuadra

Zija Merxhani do të mungojë për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit, por lajmi i mirë është kthimi i plotë i Ronaldo Websterit, i cili është gati për lojë pas rikuperimit.

Kundërshtari

Sileksi është aktualisht në vendin e katërt pas tetë xhirove, me 13 pikë të grumbulluara nga 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ata vijnë në këtë sfidë pas dy ndeshjeve si mysafirë, duke mundur Vardarin 0:1 dhe barazuar pa gola me Tikveshin. Ekipi është treguar mjaft solid këtë sezon dhe pritet të jetë një kundërshtar i fortë në shtëpinë e vet.

Transmetimi

Ndeshja Sileksi-Shkëndija do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel), me fillim në ora 14:00 të shtunën.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top