
Derbi shqiptar të dielën luhet në Çair, ku skuadrat vëllazërore për 90-të minuta do të diskutojnë pikët e duelit të xhiros së 5-të.
NDESHJA
Shkupi vs Shkëndija
Liga e Parë, xhiroja e pestë
Stadiumi në Çair, Shkup
E diel, 15 shtator, ora 15:00
Pas dy javësh pauzë ndërkombëtare, elita e futbollit vendor kthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së pestë. Shkëndija do të përballet me Shkupin në Çair, në një duel që pritet të jetë i luftuar nga dy skuadrat që kërkojnë maksimumin. Kuqezinjtë shfrytëzuan pushimin për një mini-fazë përgatitore dhe zhvilluan një ndeshje miqësore, të cilën e fituan 3:1 ndaj Besës së Dobërdollit.
Atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë, pasi Shkëndija mban vendin e parë në tabelë me 10 pikë, të grumbulluara nga 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshje.
Skuadra
Për këtë ndeshje, dy afrimet e merkatos verore, Liridon Latifi dhe Adamu Alhassan, kanë të drejtë loje. Ndërkohë për arsye lëndimi në disponim për lojë nuk do të jetë Ronaldo Webster.
Kundërshtari
Shkupi ka pasur një fillim sezoni të luhatur, duke mbajtur vendin e 6-të në tabelë me 4 pikë nga 4 ndeshje (1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje). Ata do të kërkojnë të përmirësojnë ecurinë dhe të marrin rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre.
Transmetimi
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 shtator, në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim nga ora 15:00. Për tifozët që nuk do të mund të jenë të pranishëm, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel).

