Match Preview: Shkëndija vs Vardari | Xhiroja e 8-të

Të dielën në Tetovë përballemi me Vardarin në duelin e xhiros së 8-të në LPFMV. 

NDESHJA

Shkëndija vs Vardari  

Liga e Parë, xhiroja e tetë  

Stadiumi i qytetit, Tetovë  

E diel, 29 shtator, ora 14:00

Pas ndalesës në mesjavë ndaj Gostivarit, kuqezinjtë synojnë të rikthehen në rrugën e fitoreve përballë Vardarit. Humbja e parë sezonale për Shkëndijën erdhi në një ndeshje të çuditshme, ku dominimi në lojë nuk u shpërblye për shkak të mungesës së fatit dhe gabimeve individuale. Tani shofim para për duelin e radhës ku me një atmosferë pozitive dhe mbështetjen e publikut vendas, skuadra kërkon të rikuperojë pikët e humbura dhe të rifitojë pozitat kryesuese.

Skuadra

Ronaldo Webster mbetet jashtë fushës për shkak të një lëndimi, por ekipi është gati për sfidën, duke pritur një përkrahje të madhe nga tifozët.

Kundërshtari

Vardari ka pasur një ecuri të luhatshme këtë sezon, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës. Me katër humbje nga shtatë ndeshjet e para dhe vetëm dy fitore, njëra prej të cilave erdhi me rezultat zyrtar ndaj Tikveshit, Vardari vjen në këtë ndeshje pas një humbje 0:1 ndaj Sileksit në mesjavë.

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Vardari do të luhet të dielën në Stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel).

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top