Match Preview: Gostivari vs Shkëndija | Xhiroja e 7-të

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së 7-të në LPFMV dhe kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Gostivarit në lagjen Maxhari të Shkupit. Me vendim të vendasve, ndeshja do të luhet pa praninë e publikut.

NDESHJA

Gostivari vs Shkëndija  

Liga e Parë, xhiroja e shtatë  

Stadiumi “Boris Trajkovski”, Maxhari (Shkup)  

E mërkurë, 25 shtator, ora 15:00

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shkupit për t’u përballur me Gostivarin në një duel që për herë të parë në histori ndodh që dy skuadrat fqinje të diskutojnë vendin e parë në renditje, pasi është hera e parë që Gostivari është futur në garë për titull. Pas fitores së thellë 5:1 ndaj Voska Sport në fundjavë, Shkëndija mban pozicionin e liderit dhe synon të vazhdojë serinë pozitive edhe në këtë ndeshje të rëndësishme.

Skuadra

I vetmi lojtar që mungon për këtë sfidë është Ronaldo Webster për shkak të një dëmtimi.

Kundërshtari

Gostivari është në një formë të mirë dhe pas fitores 1:2 në Kratovë ndaj Sileksit, ndajnë vendin e dytë me Rabotniçkin, të dyja me nga 12 pikë (3 fitore dhe 3 barazime). Skuadra e Gostivarit, ashtu si Shkëndija dhe Rabotniçki, mbetet pa humbje këtë sezon, duke bërë që ky duel të ketë një rëndësi të madhe për garën e titullit.

Transmetimi

Kryesia e KF Gostivarit ka vendosur që ndeshja të luhet pa praninë e publikut. Njoftimi i KF Gostivarit thotë se ky vendim është marrë për arsye organizative dhe të sigurisë. Për të gjithë tifozët përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube (Shkëndija Channel) me fillim nga ora 15:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top