MAKEDONIJA GJ.P. – SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E DYTË

Të shtunën në Shkup përballë Makedonija Gj.P. zhvillojmë duelin e xhiros së dytë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor.

Makedonija Gj.P. vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e dytë
• Stadiumi | Stadiumi në Gjorçe Petrov, Shkup
• E shtunë | 16 gusht | ora 17:00
• Transmetimi | RTVM

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija udhëton drejt Shkupit me ambice për të marrë fitoren e dytë
  • Skuadra ka punuar në rikuperim, duke vlerësur maksimalisht këtë duel
  • Dueli me Makedonija Gj.P. vjen 4 ditë pas duelit me Qarabağ-un në Evropë

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Vane Kërstevski nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit që mori në ndeshjen me Shkupin dhe stafi teknik nuk dëshiron të rezikojë me aktivizimin e tij.

Rikthehet:

  • Në skuadër kthehet sulmuesi Fabrice Tamba, që humbi duelin e parë kampional me Shkupin shkaku i pezullimit me karton të kuq nga ndeshja e fundit e sezonit të shkuar.

FAKTE SHTESË

  • Sezonin e ri e nisëm me fitore 5:1 ndaj Shkupit në xhiron e parë kampionale
  • Ekipi është në moment pozitiv, pavarësisht humbjes nga Qarabağu në Champions
  • Me ende punë për tu bërë në Evropë, skuadra respekton kampionatin
  • Makedonija Gj.P. sezonin e ri e nisi me humbje 2:0 si mysafire e Strugës
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top