
Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë nesër hynë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets.
Ludogorets vs Shkëndija
• Europa League | Play Off
• Stadiumi | “Huvepharma Arena Stadium”, Razgrad
• E enjte | 28 gusht | ora 19:30
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija gjendet para një momenti historik për kualifikim në UEFA Europa League
- Transfertën me kampionin bullgar e nisim me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë
- Drejt Razgradit udhëtojnë edhe “Ballistët” për të mbështetur ekipin në këtë duel
SITUATA NË SKUADËR
Mungon:
- Atdhe Mazari debutoi të dielën në kampionatin vendor, mirëpo nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Bullgarisë pasi nuk është i federuar për të luajtur në këtë ndeshje evropaine.
Rikthehen:
- Tamba, Ademi, Qaka e Webster kanë ushtruar me ngarkesa maksimale dhe futen në kombinim për këtë ndeshje. Tamba e Webster kishin shqetësime më të vogla fizike dhe nuk luajtën me Arsimin, derisa shkaku i dëmtimit munguan Ademi e Qaka. Edhe këta dy të fundit janë rikuperuar dhe kanë stërvitur me ekipin sonte, derisa stafi teknik do të vendos për aktivizimin eventual të tyre.
FAKTE SHTESË
- Me Conference Leaguen të siguruar, kuqezinjtë synojnë hyrjen në Europa League
- Jemi për herë të 4 në play off-in e kësaj gare, 3 herët paraprake eliminoheshim
- Genti, Milani dhe Rosenborg ishin pengesa të pakalueshme për kuqezinjtë
- Ndeshjen e parë në Shkup e dominuam, pritet tjetër paraqitje pozitive
- Vendasit pritet të kenë mbështetje të madhe nga publiku i tyre në tribunat
- Ludogoretsi 14 vite me rradhë ka fituar titullin e kampionit në Bullgari
- 11 herë në 12 vitet e fundit kampionët bullgarë luajnë në fazën e grupeve
- Shkëndija për herë të parë në histori siguron fazën kryesore të një gare europiane

