
Kontributi i kuqezinjve në arenën evropiane është i dëshmuar, derisa na vjen mirë që vlerësohet edhe nga mediat vendore. Për klubin, kjo është një tjetër dëshmi se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë.

E kemi përcjellë me vëmendje renditjen e publikuar së fundmi nga Football Meets Data, sipas së cilës KF Shkëndija kontribuon me 55,9% të koeficientit pesëvjeçar të klubeve të Maqedonisë së Veriut në UEFA. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e pikëve të grumbulluara nga klubet vendore në këtë periudhë i atribuohen rezultateve të kuqezinjve në garat evropiane.
Na vjen mirë që paraqitjet dhe kontributi i Shkëndijës në arenën evropiane vlerësohen edhe përtej klubit. Për ne, ky është një tjetër konfirmim se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë.
Krenarë për atë që kemi arritur, të motivuar për atë që na pret.

