
KF Shkëndija në orët e mëngjesit ka udhëtuar drejt Antalias, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore për pjesën pranverore të sezonit. Ekipi do të qëndrojë në Turqi deri më 8 shkurt, periudhë gjatë së cilës janë planifikuar seanca intensive stërvitore dhe katër ndeshje kontrolluesekundër kundërshtarëve cilësorë nga rajone të ndryshme të Evropës dhe Azisë.
Në Antalia, kuqezinjtë do të përballen me skuadra nga vende të ndryshme:
• Yelimay Semey nga Kazakistani (26 janar)
• Zorya Lugansk nga Ukraina (30 janar)
• SKN St. Pölten nga Austria (3 shkurt)
• Dynamo Kyiv nga Ukraina (6 shkurt)
Programi i plotë i ndeshjeve kontrolluese të Shkëndijës:
1️⃣ FK Bellasica 4:0 (17.01.2025) – Strumicë
2️⃣ FK Tikvesh 2:1 (22.01.2025) – Shkup
3️⃣ Yelimay Semey (26.01.2025) – Antalia
4️⃣ Zorya Lugansk (30.01.2025) – Antalia
5️⃣ SKN St. Pölten (03.02.2025) – Antalia
6️⃣ Dynamo Kyiv (06.02.2025) – Antalia
Lista e ekipit dhe stafi në Antalia
Skuadra udhëton me një grup të plotë lojtarësh dhe staf teknik, të përgatitur për të dhënë maksimumin gjatë kësaj periudhe të rëndësishme përgatitore. Me ekipin e parë prej fillimit të përgatitjeve janë kyçur 5 futbollistë nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe të njejtët kanë udhëtuar me skuadrën edhe në Antalia. Bëhet fjalë për portierin Onur Beshir, mbrojtësit Nazif Ceka e Besjan Halimi, si dhe sulmuesit Florent Osmani dhe Luka Gavroski.
Lojtarët:
Risto Jankov, Ferat Ramani, Astrit Amzai, Zija Merxhani, Mevlan Adili, Lorik Jakupi, Reshat Ramadani, Florent Ramadani, Adamu Ibrahim Alhassan, Adenis Shala, Kamer Qaka, Klisman Cake, Vane Krstevski, Amir Nuhija, Anes Meliqi, Fiton Ademi, Ronaldo Romario Webster, Aleksander Trumçi, Stefan Kocev, Besart Ibraimi, Liridon Latifi, Onur Beshir, Florent Osmani, Nazif Ceka, Besjan Halimi, Luka Gavroski.
Stafi teknik dhe sportiv:
Jeton Beqiri (kryetrajner), Burhan Emurlai (ndihmës trajner), Arvid Bregasi (video analist), Ivan Jovanovski (trajner kondicional), Saljadin Mustafi (trajner i portierëve), Festim Ademi (koordinator).
Qëndrimi në Antalia synon të përgatisë skuadrën për sfidat e ardhshme në kampionat dhe Kupën e Maqedonisë, duke krijuar unitet dhe optimizuar formën fizike dhe taktike. Klubi dhe tifozët presin që ekipi të jetë në formë të lartë pas kësaj periudhe intensive.

