Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Bullgarisë për ndeshjen vendimtare me Ludogorets

Përgatitje për ndeshjen e kthimit të play-offit në Liga Evropa. Shkëndija prej sonte është vendosur në Sofje, nesër udhëton drejt Razgradit. 

Ndeshja: Ludogorets vs Shkëndija

Data: E enjte, 28 gusht

Ora: 19:30 (sipas kohës lokale)

Stadiumi: “Huvepharma Arena” – Razgrad

Pas ndeshjes së djeshme kampionale me Arsimin (0:0), skuadra kuqezi sot paradite zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa pasdite ekipi është nisur drejt Bullgarisë për duelin e kthimit të play-offit në Liga Evropa kundër Ludogoretsit.

Duke pasur parasysh pozitën gjeografike specifike të qytetit të Razgradit, është vendosur që udhëtimi të bëhet me një stacion të ndërmjetëm për të shmangur lodhjen nga rruga e gjatë. Kuqezinjtë sonte do të qëndrojnë në Sofje, ndërsa nesër vazhdojnë drejt destinacionit final.

Sipas protokollit të UEFA-s, të mërkurën ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në “Huvepharma Arena”, ndërsa më herët trajneri dhe një futbollist do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

Shkëndija udhëton drejt Razgradit me avantazhin 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup, ndërsa të enjten në orën 19:30 kërkon të shkruajë historinë me një tjetër sukses në garat evropiane.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top