
Grumbullimi i parë është paraparë për datën 5 qershor, duke shënuar nisjen e fazës përgatitore për eliminatoret e UEFA Champions League.
Pas festës të së shtunës në Tetovë, ku familja kuqezi kremtoi titullin e pestë kampion në histori, skuadra e Shkëndijës ka hyrë në një pushim të merituar. Me përfundimin e sezonit, stafi dhe lojtarët do të kenë disa javë relaksimi para se të rikthehen për sfidat që i presin në arenën ndërkombëtare.
Grumbullimi i parë është paraparë për datën 5 qershor, duke shënuar nisjen e fazës përgatitore për eliminatoret e UEFA Champions League. Brenda muajit qershor pritet të hidhet edhe shorti për raundin e parë, ku Shkëndija do të mësojë kundërshtarin e saj evropian. Sipas njoftimit të UEFA-s, shorti për raundin e parë kualifikues do të mbahet më 17 qershor 2025, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 8 dhe 16 korrik.
Pas një sezoni ku skuadra tregoi nivel të lartë dhe stabilitet në rezultate, objektivi është i qartë, paraqitje dinjitoze në Evropë dhe vazhdimësia e sukseseve në garat vendore.
Me titullin kampion tashmë në vitrinë, Shkëndija mbetet e përqendruar dhe e motivuar për sfidat e radhës që do të përfaqësojnë klubin në nivel ndërkombëtar.

