
KF Shkëndija ka vazhduar traditën e iftarit të përbashkët, një moment ku familja kuqezi bashkohet jashtë fushës së blertë për të ndarë vlerat e solidaritetit dhe unitetit.
Drejtuesit e klubit, ekipi i parë, stafi teknik dhe mjekësor, administrata dhe të punësuarit e shkollës së futbollit, u mblodhën së bashku në këtë darkë tradicionale, duke forcuar lidhjet mes vete përtej detyrave profesionale.






Këtë vit, iftari mori një dimension edhe më të veçantë me pjesëmarrjen e pronarit të klubit, z. Lazim Destani, i cili, bashkë me ekipin e tij, kaloi çaste të bukura mes skuadrës dhe stafit.





KF Shkëndija vazhdon rrugëtimin e saj me përkushtim të plotë në të gjitha aspektet, me synimin e vetëm, të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të rikthejë titullin kampion në Tetovë!

