
Yeni Maale ka pranuar ndeshjen e Kupes ta luajmë të mërkurën në Tetovë, derisa të premten në kampionat përballemi me Bashkimin e Kumanovës.
Pas pauzës ndërkombëtare, kuqezinjtë rikthehen në Tetovë me dy ndeshje të rëndësishme në një hark kohor prej vetëm tre ditësh.
Te mërkurën, në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë, presim Yeni Maalen në duelin e Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e rrethit të parë të Kupës u shty për shkak të angazhimeve të Shkëndijes në Evropë. Duke pasur parasysh orarin e ngjeshur, skuadra nga Manastiri pranoi ofertën për ta zhvilluar takimin në Tetovë, duke kursyer kuqezinjtë nga lodhja shtesë pas udhëtimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare.
Te premten, po në Tetovë, zhvillohet dueli i xhiros së 5-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Bashkimin e Kumanovës.
Kjo është një javë intensive për Shkëndijën, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar forcën e skuadrës përballë dy sfidave në shtëpi.

