Konferenca për shtyp para ndeshjes së parë me FCSB

Kuqezinjtë të martën në Shkup presin kampionin e Rumanisë, FCSB, ndërsa për pritjet nga ky duel para mediave folën trajneri Beqiri dhe mbrojtësi Cake.

• Beqiri: Jemi gati të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv

• Cake: Atmosfera shumë e mirë pasi arritëm kualifikimin që e kishim synim

• Beqiri: Bisedohet për një ekip shumë cilësor, me shumë eksperiencë

• Cake: Ndaj FCSB futemi për kualifikim, pavarësisht se është ekip i madh e me histori

Shkëndija nesër mbrëma në Shkup do të kërkojë të shkruajë një faqe të re në historinë e saj, pasi përballë FCSB të Rumanisë zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Champions League. Ndeshja luhet nga ora 20:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. 

Jeton Beqiri: “Normalisht se ekipi kundërshtar e kemi analizuar, ata janë edhe në fazë kampionale, përveç që kanë luajtur edhe dy ndeshje në Kupat e Europës. Bisedohet për një ekip shumë cilësor, me shumë eksperiencë, por ne jemi të gatshëm që të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv”.

Klisman Cake: “Atmosfera në grup ka qenë shumë e mirë. Kemi ardhur pas një kualifikimi që e kishim synim dhe e arritëm. Pavarësisht se me pak vuajtje, por e kemi shijuar dhe atmosfera ka qenë përfekte. Normalisht me FCSB do të hyjmë në fushë për kualifikim, pavarësisht se është një ekip i madh dhe me histori, por neve nuk na frikëson, përveç se na motivon më shumë”.

Jeton Beqiri: “Arbin Zejnullai ka tre stërvitje që është bashkangjitur me ne. Normalisht është duke i marrë ngarkesat e para, ku në fillim futbollistët kanë edhe shqetësime. Është i regjistruar me të drejtë loje, ka pak shqetësime muskulore, por do të shohim dhe do të vendosim para ndeshjes”.

Klisman Cake: “Besoj që kjo është diçka që ndodh brenda klubit të atyre dhe nuk ndikon shumë tek ne. Ndoshta e kanë përdorur atë skemën për ti motivuar lojtarët që i ka në ekip. Por, kjo nuk është se ndikon tek ne, ne do të hyjmë të japim 100% dhe nuk duhet të merremi me atë se çfarë ndodh brenda kundërshtarit. Si ata që nuk e dijnë se çfarë ndodh tek ne, as ne nuk e dijmë vërtet brenda atyre. Ndoshta ato mund të jenë vetëm ‘fake’ lajme për të na demotivuar ne, por ne do të hyjmë për të dhënë maksimumin”.

Jeton Beqiri: “Sfida e parë është që ti mundëson këto ndeshje tjera, që unë do ti kisha quajtur sfida luksi, pasi me çdo skuadër që luan në turin e dytë të Champions League, janë shumë të fuqishme dhe të respektuara, ku veçanarisht FCSB e Bukureshtit, është shpallur edhe kampion Europe. Por, futbolli është i bukur dhe më i paparashikueshëm, pikërisht se ndodhin edhe befasi, të cilat ne i shohim çdo ditë. Dhe ne duhet të jemi skuadër me këmbë në tokë, duhet të respektojmë kundërshtarin, por në të njejtë kohë, duhet të respektojmë edhe veten edhe forcën tonë edhe ekipin edhe historinë, pasi Shkëndija është ekip me traditë si në Kupat e Europës edhe në kampionat. Gjithmonë ka ditur të luaj mirë kundër skuadrave të forta. Unë shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ti kënaqim tifozët”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top