
Kuqezinjtë të shtunën si udhëtues në Kavadar ndeshen me Tikveshin në duelin e xhiros së 18-të në LPFMV. Para ndeshjes në takimin me mediat u prononcua mbrojtësi, Imran Fetai.
• Fetai: Starti me fitore ndaj Strugës ka bërë të kemi atmosferë edhe më të mirë
• Fetai: Tikveshi është i papërshtatshëm në terren të vet, por ne jemi Shkëndija
• Fetai: Fitojmë duke qenë të qetë, të koncentruar dhe në maksimumin tonë
Përballja Tikveshi-Shkëndija është në caktuar të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Kavadar me fillim në orën 13:00.
…ambienti para ndeshjes…
Imran Fetai: “Skuadra duket shumë mirë, normal pas fitores në derbi me Strugën, që ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por edhe shumë e vështirë. Mirëpo ne i’a dolëm, që ishte shumë me rëndësi fitorja në ndeshjen e parë pas pauzës dimërore. Zhvilluam një pjesë të parë të balansuar, pastaj në të dytën ngritëm nivelin dhe kjo rezultoi me fitore. Gjithë kjo ka bërë të kemi atmosferë akoma më të mirë në skuadër.”
…Tikveshi…
Imran Fetai: “Në ndeshjet i marrim njëra pas tjetrës, fitorja me Strugën tash arkivohet dhe vëmendjen e kemi ka takimi i nesërm me Tikveshin ku sërisht kërkojmë tre pikë. Shkojmë për fitore.”
…kundërshtari…
Imran Fetai: “Është e vërtetë se Tikveshi në terren vendas është ekip shumë i papërshtatshëm. Kam luajtur atje dhe e dij mirë se në ndeshjet si vendas motivohen shumë dhe luajnë mirë. Por, kjo është normale, ne i kemi parasysh gjithë këto gjëra dhe nuk ndryshon përcaktimi ynë për të synuar fitoren.”
…qasja që sjell rezultatin…
Imran Fetai: “Të kemi qasje serioze, motivim maksimal, të respektojmë kundërshtarin, por më shumë veten dhe të dalim në fushë të japim verzionin tonë më të mirë. Nëse bëjmë këtë, ne jemi ekipi më i fortë i kampionatit dhe dominojmë secilin”.
…beson në fitore të Shkëndijës…
Imran Fetai: “Po! Sigurisht se besoj.”

