
Shkëndija të mërkurën në Tetovë takohet me Tikveshin e Kavadarit, derisa për mediat ka folur mesfushori, Adamu Alhassan.
• Alhassan: Të luajmë ndeshje në pauzën ndërkombëtare duket e pazakontë
• Alhassan: Shkëndija synon të avansojë në raundin tjetër të Kupës së vendit
• Alhassan: Jemi të fokusuar maksimalisht për ta fituar takimin e nesërm me Tikveshin
Ndeshja Shkëndija-Tikveshi luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.
…fokusi te ndeshja e Kupës…
Adamu Alhassan: “Mendoj se në fakt ne jemi të fokusuar për këtë ndeshje sepse duhet të shkojmë në raundin tjetër të Kupës. Ne duam të shkojmë në raundin tjetër dhe ndeshjet i marrim hap pas hapi. Kjo është mundësia që ne të avansojmë në fazën tjetër. Mendoj se kemi më shumë fokus për çdo ndeshje që luajmë. E patë ndeshjen e fundit që luajtëm kundër Shkupit, bëmë gjithçka, luftuam deri në fund. Mendoj se në këtë ndeshje jemi më të fokusuar të dominojmë përballjen. Të fitojmë, kjo është ambicia jonë, të fitojmë”.
…ndeshje gjatë pauzës ndërkombëtare…
Adamu Alhassan: “Mendoj se kjo pauzë ndërkombëtare për ne është e mirë. Është një mënyrë tjetër, mendoj se është më e lodhshme për lojtarët, por ne duhet ta pranojmë situatën. Ne duhet të dimë si të luajmë, sepse kemi shumë ndeshje. Mendoj se nëse nuk i luajmë këto ndeshje gjatë kësaj periudhe, atëhere kur? Ky është momenti kur mund ti zhvillojmë këto ndeshje. Vlerësoj se nuk është problem të luajmë, është normale për lojtarët. Ne jemi gati çdo ditë, çdo herë që kemi ndeshje ne jemi gati. Kjo është ajo që unë ndiej, ajo që skuadra po ndien”.
…avansimi në raundin tjetër…
Adamu Alhassan: “Mendoj se kemi fokus të plotë për këtë duel. Seriozisht, kemi fokus të plotë për ta fituar këtë ndeshje. Kjo është ambicia jonë, ta fitojmë këtë përballje”.

