Konferenca për shtyp para ndeshjes me Strugën

Mbrojtësi Anes Meliqi ka folur para mediave për pritjet nga ndeshja e të mërkurës me Strugën në çerekfinale të Kupës së vendit.

• Meliqi: Pas ecurisë pozitive kampionatin e lëmë pak anash, tani fokusi te Kupa

• Meliqi: Struga përmes Kupës kërkon Evropën, mirëpo edhe Shkëndija synon dy trofetë

• Meliqi: Se kemi menduar për penaltitë, pasi synojmë kualifikim brenda 90-të minutave

Ndeshja Struga-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Plazhi i Qytetit” në Strugë me fillim në orën 14:30. 

…ecuria…

Anes Meliqi: “Pas disa ndeshjeve dhe rezultateve shumë të mira në kampionat, tash është momenti të lëmë pak anash kampionatin dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e Kupës nesër përballë Strugës”.

…Struga…

Anes Meliqi: “Duke parë renditjen tabelare dhe faktin që dihet se objektivi kryesor i Shkëndijës është titulli kampion, sigurisht synojmë dhe Kupën, në anën tjetër Struga opsion të vetëm për dalje në Evropë ka Kupën. Presim normalisht të jenë shumë të motivuar, në fakt kundër Shkëndijës secili rival vjen me motiv shtesë. Te ne në skuadër atmosfera është shumë e mirë pas rezultateve shumë të mira. Ne jemi përgatitur maksimalisht dhe nesër shkojmë për rezultat pozitiv”.

…një ndeshje eliminatore…

Anes Meliqi: “Po formati i Kupës në këtë fazë sjell vetëm një ndeshje dhe kush fiton kalon. Dua të jem i matur në atë çka deklaroj, mund të them se kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe ajo që duhet të bëjmë mbetet ta shfaqim nesër në fushë”.

…penaltitë…

Anes Meliqi: “Jo, jo, fare nuk kemi menduar për opsionin që ndeshja të vendoset përmes penaltive dhe nuk jemi stërvitur diçka ekstra. Sigurisht që nuk dihet si mund të shkojë ndeshja, mund të ndodh që edhe të vendoset me penalti. Por, nuk kemi bërë ndonjë përgatitje ekstra. Realisht, penaltitë e gjuajtjet e lira ne i stërvisim thuajse pas çdo seance stërvitore, por jo enkas për këtë duel. Them se Shkëndija shkon për fitore në kohën e rregullt dhe kualifikim direkt”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top