
Gjysmësezoni pranveror nis të martën me ndeshjen ndaj Strugës në kuadër të xhiros së 17-të në LPFMV. Për kë duel për mediat foli mesfushori, Arbin Zejnullai.
• Zejnullai: Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme nga e cila na duhet fitorja
• Zejnullai: Faza përgatitore ishte pozitive, më e rëndësishmja nuk kishim dëmtime
• Zejnullai: Publikut i premtoj se do të japim maksimumin, shpresoj t’i gëzojmë me fitore
Ndeshja Shkëndija-Struga Trim&Lum është në program të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.
…faza përgatitore…
Arbin Zejnullai: “Faza përgatitore mbaroi, ishte fazë shumë e mirë, mbi të gjitha nuk kishim dëmtime dhe kjo është më e rëndësishme. Tani e presim fillimin e kampionatit me një ndeshje që është shumë e rëndësishme për ne.”
…derbi në start…
Arbin Zejnullai: “Do kisha thënë është një derbi pasi që siç dihen edhe pozitat në tabelën e klasifikimit. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme nga e cila na duhet fitorja”.
…analiza e kundërshtarit…
Arbin Zejnullai: “Skuadra duket e gatshme. Ne kemi analizuar ekipin kundërtarshtar dhe besoj se nëse ne shfaqemi në fushë ashtu si jemi marrë vesh, besoj se në fund do i’a dalim me fitore”.
…Samsunspor…
Arbin Zejnullai: “Për klubin është diçka e re që kemi ndeshje në Europë në shkurt, dmth nuk ka ndodhur kurrë më parë. Mirëpo fokusi jonë është vetëm te ndeshja e nesërme, pasi e përsëris është ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe pastaj t’i marrim ndeshjet me rradhë”.
…publiku…
Arbin Zejnullai: “Publikut gjithmonë i premtoj maksimumin. Do të japim gjithë më të mirën, pastaj shpresoj t’i gëzojmë me fitore”.
…gara për titullin kampion…
Arbin Zejnullai: “Unë besoj se fitojmë ne. Besoj te grupi, te ekipi, pavarësish që jemi me pikë mbrapa. E dimë gjithë ne se kemi lënë në fazën e parë ca pikë që nuk është dashur t’i lëmë, por ajo është e të shkuarës dhe duhet të shohim para. Shpresoj ato pikë t’i rikuperojmë dhe në fund të dalim kampion”.

