Konferenca për shtyp para ndeshjes me Shkupin

Shkëndija të premten si vendase pret Shkupin në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025/2026. Për pritjet ka folur mesfushori Arbin Zejnullai.

• Zejnullai: Kthimin te stadiumi ku kam luajtur e pres me shumë entuziazëm

• Zejnullai: Duhet ta fillojmë mbarë sepse fillimi i mirë është gjysma e punës

• Zejnullai: Nuk ka askund ndjesi më të mirë se sa kjo të jem në shtëpi

Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të premten në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00. 

…sezoni ri të pret në shtëpi…

Arbin Zejnullai: “Nesër fillon sezoni i ri, pas 3 viteve rikthehem të luajë te stadiumi ku kam luajtur gjithmonë dhe normalisht e pres me shumë entuziazëm. Shpresoj ta fillojmë më një këmbë të mbarë”.

…arritja historike në Evropë…

Arbin Zejnullai: “Jemi të fokusuar 100% për ndeshjen nesër pasi si që e thash më herët duhet ta fillojmë mbarë sepse fillimi i mirë është gjysma e punës. Ne jemi të fokusuar 100% te kampionati, sepse vetëm përmes kampionatit arrihet Evropa. Kështu që normal se duhet ta mbrojmë titullin”.

…fokusi në Evropë…

Arbin Zejnullai: “Jo, mendojmë vetëm për tre pikë dhe shpresoj që t’ia dalim”.

…orari i ngjeshur…

Arbin Zejnullai: “Normalisht ka lodhje, mirëpo tani ka shumë ndeshje, mendoj se secili do të ketë shans të luajë dhe besoj se kjo pjesë do të menaxhohet më së miri”.

…rikthimi pas disa viteve…

Arbin Zejnullai: “Nuk ka ndjesi më të mirë se në shtëpi”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top