
Kuqezinjtë të hënën kthehen të luajnë në kampionatin vendor, kur xhiroja e 15-të na sjell duel me Rabotniçkin. Në konferencën për shtyp foli Numan Ajeti.
• Ajeti: Jemi të fokusuar për ndeshjen me Rabotniçkin dhe synojmë vetëm fitore
• Ajeti: Dëshpërimi pas humbjes me Dritën është i pranishëm, por futbolli i ka këto
• Ajeti: E shkuara nuk kthehet, shohim para për të gëzuar veten dhe tifozët
Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.
…Rabotniçki…
Numan Ajeti: “Vijmë pas një disfate me Dritën, por normalisht i ka futbolli këto, ka humbje, ka edhe fitore. Por ne duhet të shikojmë para, të japim maksimumin ndaj Rabotniçkit. Jemi të fokusuar tek ato, jemi përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, duhet të japim maksimumin, të respektojmë kundërshtarin, të fokusohemi tek fitorja dhe ta gëzojmë veten, por edhe tifozët”.

