Konferenca për shtyp para ndeshjes me Pelisterin

Pas Rayo Vallecanos në Madrid, Shkëndija ndeshjen e radhës e luan të hënën ndaj Pelisterit në Manastir. Për pritjet flet Kamer Qaka. 

• Qaka: Vijmë nga ndeshja e vështirë me Rayon, por me një eksperiencë shumë të bukur

• Qaka: Tani fokusi drejt Manastirit, ku shkojmë për tre pikë kundër Pelisterit

• Qaka: Triumfi nga ngren më lartë në tabelë dhe do të na e lehtëson shumë vazhdimin

Ndeshja Pelisteri-Shkëndija luhet të hënën në stadiumin “Petar Milloshevski” në Manastir me fillim në orën 18:00. 

…pas Rayos vjen Pelisteri…

Kamer Qaka: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë në Madrid ndaj Rayo Vallecanos, por ishte edhe një eksperiencë shumë e bukur. Një lojë që për herë të parë kemi luajtur kundër një ekipi të La Ligës, shumë të fortë. Por, ne do ta harrojmë këtë, do të shkojmë në Manastir dhe shpresojmë në tre pikë kundër Pelisterit”.

…përgatitja psiqike…

Kamer Qaka: “Normalisht, se Shkëndija shkon në çdo ndeshje për tre pikë. Nuk do të jetë sfidë e lehtë, por ne gjithmonë shkojmë për fitore për të arritur suksesin e klubit tonë për të qenë të parët në kampionat”.

…pauza e kombëtareve…

Kamer Qaka: “Këto tre pikët nëse i fitojmë do të jenë shumë të mira për ne. Do të ngritemi më lartë në tabelë dhe do të na i lehtëson shumë, pasi do të shkojmë në pauzë, e cila na nevojitet shumë pas shumë udhëtimeve. Në vazhdim besoj punët do të shkojnë më mirë në favorin tonë”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top