Konferenca për shtyp para ndeshjes me Jeni Maalen 

Shkëndija të mërkurën te stadiumi i vjetër në Tetovë takohet me Jeni Maalen e Manastirit, derisa për mediat ka folur portieri, Ferat Ramani. 

• Ramani: Kemi rival modest, por ne i shikojmë me seriozitet maksimal

• Ramani: Për ne me rëndësi është të kalojmë raundin e Kupës së vendit

• Ramanj: Respekti ka një kufi, në lojë duhet të japim më të mirën

Ndeshja Jeni Maale-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30. 

…Kupa…

Ferat Ramani: “Për ne është një ndeshje serioze, përgatitemi me seriozitet në stërvitje. Megjithatë ato janë një ekip modest, luajmë për herë të dytë radhazi, pasi edhe vitin e kaluar u takuam në Kupë. Do të japim maksimumin dhe për ne e rëndësishme është që ta kalojmë raundin”.

…Jeni Maale…

Ferat Ramani: “Kjo ndoshta është më serioze se ndeshjet tjera, pasi që ekipet si kundërshtari i nesërm janë më të dobët në letër, por ne duhet të jemi më shumë të koncentruar për të fituar ndeshjen”.

…respekt me qasje maksimale…

Ferat Ramani: “Unë mendoj se duhet të japim maksimumin, duhet ti respektojmë deri në atë pikë sa duhet të respektohen, por në lojë duhet të jemi serioz dhe duhet të fitojmë me goleadë”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top