
Shkëndija të dielën në Gostivar përballë Arsimit të Çegranit luan ndeshjen e xhiros së 14-të në LPFMV. Para mediave foli mbrojtësi Anes Meliqi.
• Cake: Duam ta mbyllim me fitore gjysmësezonin vjeshtor të kampionatit tonë
• Cake: Skuadra më duket e uritur për fitore për ta mbajtur hapin me kreun e tabelës
• Cake: Vetëm pas ndeshjes me Bashkimin mund të mendojmë për ndeshjet europiane
Ndeshja Bashkimi-Shkëndija luhet të shtunën e Bashkimit në Kumanovë me fillim në orën 13:00.
…ndeshja e fundit kapionale e gjysmësezonit…
Klisman Cake: “Besoj se skuadra do të jetë gati. Është ndeshja e fundit për ne në këtë gjysmësezon në kampionat, pastaj kemi edhe dy ndeshjet e Europës. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të shkojmë në Kumanovë që ta mbyllim si duhet dhe me nder këtë stinor.”
…uria për fitore…
Klisman Cake: “Patjetër që po, për momentin e shoh skuadrën më të urritur se në ndeshjet e tjera. Duam ta mbyllim me sukses këtë gjysmësezon dhe duam ta vazhdojmë garën për titull”.
…Bashkimi…
Klisman Cake: “Ne i kemi analizuar ata edhe pse nuk kemi pasur shumë kohë për të bërë analizua shumë të detajuara. Por, besoj se ekipi nesër do të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme”.
…gjysmësezon i ngarkuar…
Klisman Cake: “Është e pazakontë, por është një situatë që neve na pëlqejë shumë. E kemi ëndërruar këtë moment që të vazhdojmë të luajmë në Europë. Edhe kur ekipet tjera do të pushojnë, ne do të vazhdojmë të luajmë edhe dy javë tjera. është një ëndërr që e kemi pasur dhe që u bë realitet dhe pavarësisht se është e pazakont, është e bukur për ta shijuar”.
…mesazhi për tifozët…
Klisman Cake: “Ju uroj suksese edhe atyre që të paraqiten sa më mirë, të mbështesin ekipet e tyre. Shpresoj që të fitojmë ne në fund dhe ti gëzojmë ‘Ballistët’ tifozët tanë”.

