Kërstevski dhe Ademi shënojnë në fitoren e shpresave të vendit

Gol dhe asist për Fiton Ademin, që kontribuoi edhe në realizimin e Vane Kërstevskit për fitore 2:0 të shpresave ndaj Gjibraltarit U21. Ramadani zhvilloi 78 minuta, derisa luajti edhe Meliqi.

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka fituar 2:0 Gjibraltarin U21 në transfertë në takimin e rëndësishëm për eliminatoret për kualifimim në Kampionatin Evropian për të rinjë.

Ndeshja kaloi në shenjë të lojtarëve të Shkëndijës, pasi pikërisht golat e Vane Kërstevskit dhe Fiton Ademit vendosën takimin. Sulmuesi kuqezi ishte lojtari i ndeshjes, pasi fillimisht në minutën e 24-t asistoi për golin e epërsisë të shënuar nga Krstevski, derisa më vonë bukur shfrytëzoi hapsirën dhe arriti të realizojë për 2:0 pasi kaloi edhe portierin vendas.

Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Reshat Ramadani, i cili luajti deri në minutën e 78-të, derisa minuta edhe për Anes Meliqin që u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top