JENI MAALE – SHKËNDIJA | KUPA E MAQEDONISË

Të mërkurën nisim edicionin e ri të Kupës së vendit, ku rival të parë kemi skuadrën Jeni Maale nga Manastiri. 

Jeni Maale vs Shkëndija
• Kupa e Maqedonisë | Faza 1/16 e finales
• Stadiumi | Stadiumi i vjetër i Qytetit, Tetovë
• E mërkurë | 10 shtator | ora 15:30
• Transmetimi | Shkëndija Channel – Youtube

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija kërkon start të suksesshëm të edicionit të ri të Kupës
  • Rivali parë Jeni Maale që garon në Ligën Komunale të Manastirit 
  • Kundërshtari pranoi ndeshja të luhet në Tetovë, për të kursyer kuqezinjtë nga udhëtimi

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Baboucarr Gaye, Ronaldo Webster, Anes Meliqi dhe Numan Ajeti nuk janë në kombinim pasi nuk janë kthyer akoma nga grumbullimet me ekipet përfaqësuese. 

Rikthehet:

  • Dy prurjet e fundit Sebastian Spahiu dhe Egzon Belica kanë të drejtë loje dhe do të jenë në kombinim, ndërsa nëse do të debutojnë do të vendos stafit teknik varësisht prej formacionit me të cilin do të futet në këtë ndeshje.

FAKTE SHTESË

  • Për të dytin vit rresht rival të parë në Kupë kemi ekipin modest Jeni Maale
  • Vitin e shkuar në Manastr fitonim 5:0, në një ndeshje ku debutuan disa të rinjë
  • Jeni Maale i gëzohet shumë shortit, duke vlerësuar si fat përballjet me ne 
  • Takimi luhet te stadiumi i vjetër në Tetovë, shkaku i ndërhyrjeve në terrenin e stadiumit të qytetit
  • Shkëndija vlerëson gjestin e Jeni Maales që pranoi ndeshja të luhet në Tetovë
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top