
Kuqezinjtë e kalojnë me sukses testin e 1/16 së finales dhe presin shortin për kundërshtarin e radhës.
- Kuqezinjtë fitojnë me goleadë 9:0 dhe avansojnë në 1/8 e Kupës
- Ekipi modest e simpatik i Jeni Maales nga Manastiri ishte vendas në Tetovë
- Para ndeshjes me lule e koridor nderi na uruan hyrjen në Conference League
- Mazari 5’, 8’, 13’, F. Ramadani 18’ e Ceka (p) 42’ shënuan për 5:0 në të parën
- Fraksioni i dytë solli edhe 4 gola, shënojnë Ademi 70’, Latifi 83’ e Krasniqi 85’, 87’
Shkëndija shënon fitore të thellë 9:0 ndaj Jeni Maales në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për 1/8 e finales.
Takimi u zhvillua në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë, ku skuadra nga kategoria e katërt, për të kursyer kuqezinjtë nga udhëtimi pas aventurës evropiane, pranoi të luhet në Tetovë. Para fillimit të sfidës, Jeni Maale nderoi Shkëndijën me buqetë lulesh dhe koridor nderi për suksesin e madh dhe pjesëmarrjen historike në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Kuqezinjtë e vendosën ndeshjen që në pjesën e parë me pesë gola (autor të golave Mazari 5’, 8’, 13’, F. Ramadani 18’, Ceka (p) 42’), ndërsa në fraksionin e dytë shtuan edhe katër për të vulosur fitoren 0:9 (golashënues Ademi 70’, Latifi 83’, Krasniqi 85’, 87’).
Tani skuadra pret shortin për kundërshtarin e radhës në 1/8 e finales.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Bashkimi
Tetovë | 12 shtator 2025 | 15:30
JENI MAALE-SHKËNDIJA 0:9 (0:5)
Stadiumi i vjetër i qyetit në Tetovë
Gjyqtar: Ninoslav Nankov (Shkup)
Golashënues: Mazari 5’, 8’ dhe 13’, F. Ramadani 18’, Ceka pen. 42’, Ademi 70’, Latifi 83’ dhe Krasniqi 85’ e 87’ (Shkëndija)
JENI MAALE: Dimovski, Naumovski, Piskaçev (c), Dumevski, Mustafai (F. Vasilevski 65’), Boshevski, Zlatevski (Zhirov 58’), Stojçevski (Mindevski 46’), Vangelov (Ristevski 46’), Kërstevski, Mitrevski (P. Vasilevski 65’).
Trajner: Nikolçe Piskaçev
SHKËNDIJA: Ramani, Belica, Alhassan (Tamba 72’), F. Ramadani (c) (Ibraimi 72’), Ademi (Krasniqi 72’), Murati, Ceka, Kërstevski (Latifi 72’), Mazari (Zejnullai 46’), Jakupi, Spahiu.
Trajner: Jeton Beqiri

