
Ndeshja e parë kontrolluese e vitit 2026 ishte një mundësi e mirë që dy përforcimet e janarit, Drilon Islami dhe Fahd Ndzengue, të regjistronin paraqitjen e tyre të parë me fanellën e Shkëndijes.
Në përballjen e zhvilluar në Shkup, kuqezinjtë shënuan fitore bindëse 3:0 ndaj AP Brera-s, me gola të Atdhe Mazarit dhe Besart Ibraimit (2). Në këtë duel, nga një pjesë loje zhvilluan edhe Islami dhe Ndzengue.
Mesfushori Drilon Islami e nisi ndeshjen si titullar dhe gjatë 45 minutave të pjesës së parë u paraqit pozitiv, duke treguar siguri në ndërhyrje, saktësi në pasime dhe rol aktiv në nxjerrjen e ekipit përpara.
Në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi Fahd Ndzengue, i cili luajti 45 minuta. Ai krijoi disa mundësi shënimi dhe u gjend disa herë pranë golit, por pa arritur t’i konkretizojë rastet. Megjithatë, paraqitja e tij dha sinjale pozitive, duke treguar se po kombinohet mirë me pjesën tjetër të skuadrës.
Ky test shërbeu si hap i parë për integrimin e dy përforcimeve në ekip, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimësinë e sezonit.

