INTERVISTA | Rafael de Freitas Silva flet për Shkëndija Channel

Mesfushori brazilian Rafael de Freitas Silva ka dhënë intervistën e parë si futbollist i Shkëndijës, menjëherë pasi firmosi kontratën 2 vjeçare me kuqezinjtë. Me përshtypje të para pozitive, 26 vjeçari beson se skuadra ka potencial për të vazhduar të bëjë mirë në kompeticionet ku garon. 

…mirëseardhja…

Rafael Silva: “Faleminderit shumë. Përshtypjet e para ishin shumë, shumë të mira. E njoh historinë e klubit, e di se sa i madh është si klub dhe jam shumë i lumtur që firmosa për këtë klub.”

…suksesi evropian…

Rafael Silva: “ Po, siç e thashë, unë po luaja në Shqipëri dhe atje e dinim se çka po ndodh me Shkëndijën, ecurinë fantastike në Evropë. Ajo që ishte… motivimi i lartë që unë të vija këtu është se e di sa e madhe është Shkëndija. Dhe jam i emocionuar të filloj stërvitjen, të filloj të luaj dhe shpresoj të kem sukses këtu, të jem i lumtur këtu. Dhe ky klub luajti në fazën “play-off” të Conference League, një kompeticion vërtet i mirë, gjithkush e di. Dhe ne duam të shkojmë sa më gjatë të jetë e mundur në këtë kompeticion edhe këtë vit.”

…besimi për sukses…

Rafael Silva: “Po, sigurisht. I pashë lojtarët, ne kemi lojtarë vërtet të mirë, kemi një grup të mirë, shumë të mirë, dhe shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë sezonin e kaluar.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top