
Lojtari më i ri i Shkëndijës, Sebastijan Spahiu ka zyrtarizuar ardhjen në taborin kuqezi dhe tashmë si pjesë e klubit prononcohet për Shkëndija Channel. I lumtur që tashmë gjithçka është mbyllur me sukses, Spahiu beson në ecuri pozitive me Shkëndijën ku titulli kampion duhet mbajtur si qëllim kryesor. Historia në Evropë ka tërhequr lojtarin të bindej akoma më shumë se Shkëndija është zgjidhja e duhur për momentin për të, tashmë bashkëpunimi ka filluar dhe palët bosojnë në ecuri të suksesshme.
…marrëveshja…
Sebastijan Spahiu: “Jam shumë i lumtur që firmosa me Shkëndijën. Vendosa të vija te këtu sepse është klub i madh, me ambicie të mëdha dhe ka një tifozeri të zjartë.”
…e njeh Shkëndijën…
Senastijan Spahiu: “Sigurisht, të gjithë në Shqipëri flasin për Shkëndijën e Tetovës dhe kam dëgjuar shumë për klubin.”
…i bindur nga…
Sebastijan Spahiu: “Ambiciet e klubit janë shumë të mëdha dhe kjo më bindi se duhej të vija këtu. Mu bë ofertë serioze nga presidenca dhe gjithashtu fakti që klubi luan në Evropë.”
…me Spahiun Shkëndija më e fortë…
Sebastijan Spahiu: “Besoj se po. Jam i sigurtë për këtë!”
…premtimi për tifozët…
Sebastijan Spahiu: “Premtimi është se do jap gjithmonë 100% nga vetja për këtë fanellë.”
…ndikoi Zejnullai për të ardhur te Shkëndija…
Sebastijan Spahiu: “Po, ka ndikim. Më ka folur shumë për klubin. E njoh shumë mirë si në fushë, ashtu edhe jashta fushës dhe kjo besoj se do të më ndihmojë të ndihem më mirë në klub.”
…presioni nga ambiciet…
Sebastijan Spahiu: “Presion nuk kisha thënë, ndërsa në futboll sigurisht se i kërkoj ambiciet. Normale se një klub ambicioz si Shkëndija çdo sezon kërkon titullin, ndërsa besoj të bëjmë mirë në Evropë.”
…sa e njeh skuadrën…
Sebastijan Spahiu: “Të jem i sinqertë e kam shikuar ndeshjen kundër Ludogoretsit dhe pashë ekip shumë të mirë. Nuk është se e njoh secilin lojtar, por e njoh pak a shumë skuadrën.”
…fitonte Shkëndija me Spahiun Ludogoretsin…
Sebastijan Spahiu: “Besoj se po.”
…loja…
Sebastijan Spahiu: “Më pëlqeu shumë pjesa e dytë. Ishte sikur nuk kishte diferencë niveli midis Ludogoretsit dhe Shkëndijës, pavarësisht se Ludogoretsi është një skuadër shumë e madhe në Evropë, duke luajtur gjithë ato sezone në Champions League. Por, ishte ndeshje shumë e bukur për tu ndjekur.”
…shorti për Conference League…
Sebastijan Spahiu: “Po, shorti dhe grupi më jep shumë ambicie, sepse nuk ka ndonjë skuadër shumë, shumë të madhe. Rayo Vallacano besoj është skuadra më e madhe e grupit. Besoj se kemi shanset tona.”
…ambiciet…
Sebastijan Spahiu: “Titulli kampion mbetet prioritet, kjo është gjëja e parë. Pastaj mendoj se mundemi me bë mirë edhe në Evropë. Mundemi t’i kërkojmë vetes edhe për ta shijuar, por edhe për ta provuar.”
…”Ballistët”…
Sebastijan Spahiu: “Po, po, i kam parë dhe në televizor këtë ndeshjen e fundit dhe u ndjeva shumë krenar që pashë shqiptarë atje në Razgrad. Besoj se do të jenë në çdo ndeshje me na përkrah.”

