INTERVISTA | Numan Ajeti flet si lojtar i Shkëndijës

Mbrojtësi 19 vjeçarë Numan Ajeti me shumë entuziazëm ka folur për Shkëndija Channel, pasi zyrtarizoi kontratën me kuqezinjtë. Ajeti beson se ardhja te Shkëndija paraqet një hap përpara në karrierën e tij, derisa shprehet i gatshëm të luftojë për vend në formacion. 

…firma me Shkëndijën…

Numan Ajeti: “Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e Shkëndijës. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për klub të madh. Falemenderoj kryesinë për besimin dhe besoj se me paraqitje të mira do të përgjigjem në fushë.”

…ambiciet dhe konkurenca…

Numan Ajeti: “Unë premtoj se do të jap maksimumin për Shkëndijën dhe konkurenca nuk më frikëson. Konkurenca i bën mirë çdo lojtari për të dhënë maksimumin që të nxjerrë më të mirën nga vetja. Unë jam i gatshëm të luftoj për pozitën time duke dhënë maksimumin.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top