
Portieri 26 vjeçar është aktivizimi i ri i kuqezinjëve, ndërsa edhe zyrtarisht ka hedhur firmën në kontratën 1,5 vjeçare me Shkëndijën. Risto Jankov pas prezantimit ka folur për kanalet e klubit, duke mos fshehur entuziazmin dhe optimizmin nga bashkimi me një ekip që lufton për tituj.
…ndjenja pas firmës…
Risto Jankov: “Nder dhe kënaqësi është të jem pjesë e këtij ekipi. Shkëndija tashmë një periudhë të gjatë është një prej ekipet më të mira. Do të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën ashtu si mundem dhe ashtu si çdo vit të luftojmë për dy titujt, kampionatin dhe Kupën dhe të qëndrojmë sa më gjatë në Evropë.”
…përshtypjet nga e kaluara në Tetovë…
Risto Jankov: “Normal gjithmonë kur luan si mysafir në Tetovë është një transfertë e vështirë, pasi tifozët gjithmonë janë aty, e mbështesin ekipin dhe ata janë ‘lojtari i 12-të’ duke dhënë mbështetje dhe motiv për të fituar. Në momente të mira apo të këqija, kam vërejtur se ata janë pas lojtarëve, u japin kurajo dhe kjo më gëzon shumë.”
…beson në trofe…
Risto Jankov: “Normal se po, nëse nuk do të besoja, nuk do të vija. Besoj normal dhe të gjithë në klub besojnë se këto janë qëllimet e ekipit dhe kemi shanse të mëdha t’i realizojmë. Mund të premtoj, sigurisht si krejt lojtarët se çdo stërvitje, çdo ndeshje do të japim maksimumin për fitore, për suksese të reja dhe normalisht si që thash, për atë vij, mund t’i realizojmë dy qëllimet, Kupën dhe titullin.”

