INTERVISTA | Imran Fetai flet si lojtar i Shkëndijës

Mbrojtësi 22 vjeçarë Imran Fetai pasi zyrtarizoi kontratën 3 vjeçare me kuqezinjtë, për Shkëndija Channel ka folur me optimizëm për periudhën që pason. Fetai beson se Shkëndija ka nisur rikthimin në rrugën e lavdisë, titujt sërisht do të karakterizojnë klubin, derisa ai personalisht si fëmijë i rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, mezi pret të japë 100% nga vetja për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

…Fetai zyrtarisht në Shkëndijë…

Imran Fetai: “Të jem lojtar i Shkëndijës është një ndjenjë e papërshkrueshme me fjalë dhe jam shumë i lumtur që firmos me Shkëndijën. Këtë moment e kam pritur shumë gjatë, ndoshta nuk kisha fatin katër vite më parë të debutoja, por besoj se tani erdhi momenti dhe jam shumë i lumtur me këtë gjë.”

…i rritur te moshat e kuqezinjëve…

Imran Fetai: “Normal se jam shumë i lumtur. Secili fëmijë që është në shkollën e Shkëndijës mund të them se e ka ëndërr një ditë të luajë për ekipin e parë. Normal edhe për mua ishte një ëndërr e cila sot realizohet dhe unë jam shumë i lumtur për këtë.”

…pritjet te Shkëndija…

Imran Fetai: “E di çka kërkohet në klubin e Shkëndijës dhe jam i gatshëm që të japim maksimumin për të ndihmuar klubin në gjitha synimet që ka, si në Kupat e Evropës, ashtu edhe në kampionatin e Maqedonisë për të fituar tituj.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top