INTERVISTA | Gaye: I lumtur të bashkohem me ekipin më të mirë në vend

Reprezentuesi i Gambias, Baboucarr Gaye në intervistën për Shkëndija Channel menjëherë pasi zyrtarizoi marrëveshjen me Shkëndijën, nuk ka fshehur kënaqësinë për tu bashkuar me ekipin më të mirë të vendit. Portieri 27 vjeçar beson se ekipi do të jetë në lartësinë e duhur dhe se periudha që pason do të sjellë suksese të reja për klubin. 

…transferimi…

Baboucarr Gaye: “Është gjithmonë kënaqësi nëse mund të luash për një ekip të madh. Sigurisht që të gjithë duan të jenë kampionë. Hapi i parë është të luash për një skuadër që është kampion ose lufton për titullin, dhe unë jam shumë i lumtur që jam këtu.Domethënë e njoh ligën, vetëm prej 6 muajsh, por kam parë shumë gjëra. Kam luajtur kundër Shkëndijës, ata më shënuan 4 gola, kështu që po, nuk do ta harroj atë. Një ekip shumë i mirë, një ekip shumë profesional. Këto janë përshtypjet që kam unë.”

…interesi i kuqezinjëve…

Baboucarr Gaye: “Sigurisht, kur dëgjova që ishin të interesuar, madje edhe para kësaj, shumë lojtarë, shokë skuadre te Voska, më thanë, është klubi më i mirë në vend. Është klubi më profesional në vend. Nëse ke një mundësi të shkosh atje, shko. Kur dëgjova që ishin të interesuar, u emocionova. Sigurisht, pashë që fituan kampionatin dhe po e ndiqja, edhe pse ne kishim dalë nga gara, e ndiqja ligën, që t’i mbështesja pak, me shpresë që ta fitonin kampionatin dhe të merrja këtë mundësi për të qenë këtu. Dhe sigurisht, e sheh një klub me një identitet të madh. Dhe me zemër, do të thoja, tifozët, që i shtyjnë ata dhe është si një strukturë e mirë në tërësi, jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda klubit. Mendoj se nga ajo që kam dëgjuar dhe nga ajo që kam parë, është një klub shumë i qetë ku mund të japësh më të mirën. Sigurisht që ka presion, por nëse do të jesh i suksesshëm, duhet ta largosh presionin dhe të japësh 100% në fushë, dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi.”

…ambiciet…

Baboucarr Gaye: “Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën time. Jam i bindur në vetvete. Jam shumë i bindur edhe për ekipin. Mendoj se është një skuadër shumë e mirë tashmë. Tani çdo lojtar që vjen në skuadër po përpiqet të japë kontributin e vet dhe të rritemi së bashku, për të qenë edhe më të suksesshëm në të ardhmen.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top