
Mesfushori 25-vjeçar pas vetëm 6 muajve kthehet në klub me të njëjtën ndjenjë të zjarrtë për ngjyrat kuqezi dhe klubin. Florent Ramadani vlerëson se rikthimi në shtëpi sjell përgjegjësi, por edhe motivim maksimal për të dhënë më të mirën në realizimin e të gjitha objektivave të skuadrës.
…ndjenja e rikthimit në shtëpi…
Florent Ramadani: “Normal që është një ndjenjë shumë e mirë. Rikthehem në shtëpinë time, tek ngjyrat kuqezi dhe jam gati që të bëj më të mirën.”
…përvoja 6-mujore jashtë Shkëndijës…
Florent Ramadani: “Normal që ishte një përvojë e mirë për mua që luajta në Kosovë, te klubi i paraparë ku u shpallëm kampion. Dhe i falënderoj jashtë mase për të gjithë ata që më, që mi kanë dhënë, për ambientin siç ka, si ka qenë atje. Po sacipërisht për mirëkuptimin e dëshirës time për t’u kthyer në Shkëndijë dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës.”
…njohja me klubin dhe ambiciet…
Florent Ramadani: “Normal që e di. Kam kaluar gjithë jetën këtu e di se çfarë më pret e çfarë klubi kërkon dhe cilat janë ambiciet e klubit. Dhe në unë shpresoj që të jap më të mirën dhe ne t’i realizojmë ato, të gjithë së bashku.”
…fjala e fundit nga zemra…
Florent Ramadani: “S’ka më mirë se në shtëpi.

