
Sulmuesi nga Gaboni, Fahd Ndzengue ështê zyrtarizuar si futbollist i ri i Shkëndijës, duke firmosur me kuqezinjtë deri verën e vitit 2028. Ai për Shkëndija Channel ka folur për emocionet e para pas realizimit të transferimit nga tabori i AP Brera nga Strumica.
…impresionet e para…
Fahd Ndzengue: “Gjithmonë është kënaqësi të jesh pjesë e një ekipi të madh, me lojtarë të mëdhenj, me synime të mëdha. Kështu që, pa dyshim jam i lumtur që jam këtu dhe do të përpiqem të jap më të mirën time për ta ndihmuar ekipin.”
…zgjedh Shkëndijen mes ofertave të shumta…
Fahd Ndzengue: “Nuk ishte e lehtë, jo. Sepse për mua, unë dua të luaj dhe dua të luaj me lojtarët e mëdhenj dhe të mirë. Prandaj ishte mjaft e lehtë ta bëja zgjedhjen time mes të gjitha këtyre ofertave. Kjo është arsyeja pse zgjodha të vij këtu, sepse dua të luaj me më të mirët dhe në ekipin më të mirë. Pra po, kjo është arsyeja pse jam këtu.”
…të bindi titulli apo Europa…
Fahd Ndzengue: “Për mua, të jem i sinqertë, për mua ishte liga. Dhe Conference League, fillimisht, ishte si një bonus. Si diçka shtesë që më shtyu edhe më shumë të vij, sepse unë e doja patjetër. Kam filluar të luaj këtë lloj turneu dhe ishte një shtysë për mua që të vij këtu dhe të firmos.”
…ambiciet…
Fahd Ndzengue: “Po, pa dyshim, titulli i pari. Sepse e fituam vitin e kaluar, prandaj pse jo dy herë radhazi? Dhe jam mjaft i sigurt që mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Shpresoj ta ndihmoj ekipin për ta arritur këtë dhe të shënoj shumë gola përsëri. Pse jo të përfundoj në krye, mbi golashënuesin më të mirë dhe të mbyll mirë, apo jo.”
…me sa gola e mbyll sezonin…
Fahd Ndzengue: “Do ta shohim, do ta shohim. Vetëm koha do të na tregojë, por me siguri kemi synime, gjithnjë e më shumë synime përpara.”
…fitojmë titullin…
Fahd Ndzengue: “Mos u shqetëso për këtë, vëlla, mos u shqetësosepse do i’a dalim.”
…ndeshjet kundër Shkëndijës…
Fahd Ndzengue: “Sigurisht, ne i kemi këto gjëra në mëndje kur luajmë kundër një top ekipi, dëshiron të tregosh se mund të luash kundër tyre, të shënosh, të performosh kundër tyre. Sigurisht se unë e dija çka duhet të bëj në atë moment, gjithashtu edhe fati ishte me mua. Pak jo te penaltia me Gayen, por mendoj kam bërë mirë.”
…çka din për Shkëndijën…
Fahd Ndzengue: “E vetmja gjë që unë duhet të di është se Shkëndija është ekipi më i mirë këtu. E vetmja gjë që duhet të dish kur flet për Shkëndijën është se është ekipi më i mirë në Maqedoni, do të jetë dhe unë këtu mund të rritem. S’duhet shqetësuar për të ditur gjithçka, thjesht dije se Shkëndija është më e mira në këtë kampionat. Numrat e tregojnë, gjithçka e tregon, kaq.”
…Gambia-Gabon në vitin 2020, Ndzengue-Gaye në bankinë…
Fahd Ndzengue: “A e njihnim njëri-tjetrin? Them jo, sepse ne ishim në bankinë, kështu që ishte ndryshe. Po, kam shënuar kundër tij tri herë tani. Kam humbur një penallti. Të luaj më të është e bukur sepse ai ishte një nga portierët më të mirë në ligë. Kështu që nuk jam shumë i befasuar që luaj kundër tij këtu te Shkëndija. Është mirë për mua, sepse tani është në ekipin tim. Nuk do të më ndalojë më të shënoj penallti apo të gjuaj. Jam shumë i lumtur për këtë. Është kënaqësi të luaj me të. Ky lloj portieri në ekip është nivel shumë i lartë.”
…penaltia e humbur kundër Shkëndijës mund të jetë vendimtare me 2 pikë në luftën për titull…
Fahd Ndzengue: “Me këtë perspektivë, tani do të jetë e vështirë. Do të jetë problem, sepse nëse na duhen dy pikë dhe unë gaboj, sigurisht që nuk do të jetë mirë. Por në humbjen kundër Shkëndijës kur isha te Brera, nuk e kam shumë problem, sepse përpiqem të fokusohem te ndeshja tjetër, aksioni tjetër, loja tjetër. Por nëse na duhen dy pikë, unë do të shënoj. Mos u shqetëso, do të shënoj. Gaye ishte i mirë, por nuk do të ndodhë përsëri, mos u brengosni.”

