INTERVISTA | Endrit Krasniqi flet pas kthimit te Shkëndija

Mesfushori prishtinas me tone shumë pozitive ka komentuar kthimin te Shkëndija, derisa vlerëson maksimalisht trajtimin që i bëjnë kuqezinjtë duke e pritur krahë hapur. Endrit Krasniqi pas vetem 10 muajve kthehet te Shkëndija, tashmë më i bindur për të kontribuar akoma më shumë në rezultatet e klubit. 

…vjen te skuadra kampione…

Endrit Krasniqi: “Shkëndija kampione jep një ndjenjë që fatkeqësisht kur isha pjesë e klubit nuk kam mundur ta përjetoj. Por vazhdimisht e kam përcjellë. Jam shumë i lumtur që më në fund e arriti atë për të cilën është ndërtuar Shkëndija. Shpresoj mos ndalemi dhe të vazhdojmë përpara.”

…rikthimi…

Endrit Krasniqit: “Mendoj se e kam lënë pas një familje e cila më ka prit sërish me krahë të hapura dhe kjo pritje besoj se meriton një shpagim nga ana ime.”

…pritjet…

Endrit Krasniqi: “Mendoj se vitin e parë çdo lojtari i duhet kohë të ambientohet në mjedisin e ri. Besoj se tani e di gjithçka që kërkohet dhe fokusohet Shkëndija dhe jam i gatshëm që të performoj ndoshta në një nivel ndoshta pak edhe më ndryshe.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top