
I emocionuar për firmën me Shkëndijën dhe rikthimin në ambientin ku 12 vite më parë u shënuan hapat e parë të ndërtimit të një ekipi që do dominonte skenën vendore dhe do bënte mirë edhe në Evropë, Egzon Belica vlerëson lartë ngritjen e klubit ndër vite. Ai vjen me besim se klubi i ka të gjitha parametrat për të vazhduar me suksese edhe në periudhën që pason.
…firma…
Egzon Belica: “Të them të drejtën është një ndjenjë e pashpjegueshme. Me të vërtet në këtë klub në këtë ambient, unë ndjehem sikur në shtëpi. Kam qenë para 12 vitesh dhe mezi kam pritur rikthimin. Shoh shumë gjëra të reja dhe të bukura, ka shkuar shumë mirë dhe është rritur shumë si ekip. Gjëja që më shumti më ka lënë përshtypje është aspekti organizativ i klubit. Nuk është ajo që ka qenë 12 vite para, por me të vërtet klubi ka ecur me hapa të mëdha.”
…momentumi…
Egzon Belica: “Është momenti më i mirë për tu rikthyer te Shkëndija. Kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës është një punë e vazhdueshme ndër vite, ku këtë vit u shpall kampion dhe vazhdoj me ndeshje të mira gjatë verës dhe u kurorzua me një arritje në grupe. Përveç që ishte një ëndërr e klubit, besoj që është edhe ëndërr e çdo lojtari të merr pjesë në grupet e njërës prej garave të Europës. Kjo ishte një ndër arsyjet për rikthimin në ekip.”
…ekipi…
Egzon Belica: “Shkëndija e kësaj vere është punë e vazhdueshme e viteve më përpara. Tani gjërat janë rregulluar dhe çdo gjë ka ardhur në vend. Ju nga brenda keni bërë të gjithë këtë sukses, ndoshta nuk e vërreni suksesin që keni bërë, por Shkëndija si Shkëndijë ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe.”
…ambiciet…
Egzon Belica: “Nëse nuk ke ambicie, mendoj se Shkëndija nuk është vendi i duhur si lojtar. Vitin e kaluar ekipi u shpall kampion, unë shpresoj që jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe vitet tjera me radhë Shkëndija të vazhdoj me atë rritëm. Gjatë verës ka pasur bisedime me disa klube, por atëherë kur filloj interesimi nga Shkëndija, ty si lojtar që duhesh të sjellësh një vendim, gjërat të qartësohen dhe kur vjen pastaj edhe një ofertë edhe vendimi është më i lehtë.”
…beson në sukses…
Egzon Belica: “Patjetër, jam j bindur për sukses. Jo vetëm në kampionatin vendor, por unë besoj se Shkëndija do të ketë suksese edhe në arenën Europiane.”

