
Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bojan Dimoski, ka dhënë intervistën e parë si futbollist i Shkëndijës, menjëherë pasi firmosi kontratën 2 vjeçare me kuqezinjtë. Me përshtypje mjaft pozitive dhe i gatshëm për sfidat e reja, 24-vjeçari beson se skuadra ka kualitetin e duhur për të arritur objektivat e larta.
…firma me kuqezinjtë…
Bojan Dimoski: “Po, nënshkrova për Shkëndijën. Jam i lumtur që jam këtu. Vij në klub me ambicie të mëdha, me pritshmëri të mëdha. Këtë po e bëj që të ndihmoj edhe veten time, por edhe t’i ndihmoj Shkëndijës në këtë moment. Mendoj se me përvojën që e kam nga jashtë shtetit, mund të sjell shumë për për Shkëndijën dhe për ekipin, si në Evropë, ashtu edhe në kampionat.”
…ofertat nga Shkëndija në të shkuarën…
Bojan Dimoski: “Po ashtu, isha afër marrëveshjes me Shkëndijën para se të shkoja në Rusi, por vendosi ajo që dëshiroja të provoja jashtë shtetit, në liga më të forta, por ja erdhi momenti të jem pjesë e Shkëndijës dhe jam i lumtur për këtë.”
…premtimi…
Bojan Dimoski: “Po nga unë mund të presin që do të jap maksimumin dhe 100% në çdo stërvitje, në çdo ndeshje, shpresoj që së bashku me ekipin, me tifozët do të festojmë shumë suksese të mëdha dhe shumë fitore.”

