INTERVISTA | Almir Kryeziu flet për Shkëndija Channel

Sulmuesi anësor 27-vjeçar sot firmosi kontratën dyvjeçare me Shkëndijen, ndërsa për kanalet e klubit ka ndarë impresionet e para për ambientin e ri. Kryeziu te Shkëndija vjen nga Ballkani i Suharekës, derisa beson në suksese me fanellën kuqezi.

https://youtu.be/MhJOe0yF_eQ

…impresionet e para dhe vendimi…

Almir Kryeziu: “Për fillim jam shumë i kënaqur, siç e dimë Shkëndija është ekipi më i madh në shqiptari. Edhe për mua ka qenë shumë e lehtë të vendos për ta pranuar këtë ofertë që ma ka ofruar Shkëndija. Shpresoj të jap më të mirën, t’i ndihmoj ekipit drejt realizimit të objektivave që ka.”

…bujat e merkatos dhe emri i tij…

Almir Kryeziu: “Po është një emocion i veçantë. Shkëndija ka një histori goxha të madhe si ekip. Ishte bukur kur përmendej emri im dhe kjo ka bërë të jem sa më i motivuar ta jap maksimumin në çdo ndeshje, në çdo stërvitje edhe t’i gëzoj të gjithë tifozët.”

…ndjekja e Shkëndijës në Evropë…

Almir Kryeziu: “Me thënë të drejtën ligën nuk e kam përcjellë, por ndeshjet e Shkëndijës i kam përcjellë, sepse edhe kam pasur kontakte me klubin. Siç e dimë Shkëndija gjithmonë në Evropë na ka bërë krenarë jo veç Tetovën, por gjithë shqiptarët anë e mbanë. Edhe shpresoj që me ardhjen time të kemi synime edhe më të mëdha.”

…ambiciet dhe synimi për titull…

Almir Kryeziu: “Unë gjithmonë kam pasur ambicie të mëdha edhe nëpër ekipet që kam luajtur. Edhe Shkëndija normal, pa më pyet askush i di ambiciet që ka klubi, normal titulli kampion, por edhe në Evropë arritja në grupe do të ishte e mirë.”

…refuzimi i ofertave të tjera…

Almir Kryeziu: “Për mua nuk ka qenë shumë e vështirë. Shkëndija është ekip i madh, për mua ka qenë një vendim shumë i lehtë edhe shpresoj të na shkon mbarë.”

…mesazhet nga tifozët dhe Ballistët…

Almir Kryeziu: “Me tregu drejt, e kam shikuar Shkendijën si ekip po edhe i kam parë tifozët që janë të flaktë. Edhe në momentin që u fol emri im se po vij në Shkendijë, kanë qenë mesazhet e panumërta, mirë se vjen, mesazhe shumë mirëpritëse.”

…përshtypjet e ditës së parë dhe zyrat…

Almir Kryeziu: “Është diçka e re, jam i lumtur që kam marrë këtë vendim edhe mezi pres t’i takoj shokët e skuadrës, ta takoj trajnerin dhe të filloj stërvitjet sa më shpejtë.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top