
Klubi fton të gjithë tifozët dhe dashamirët e futbollit të mbushin tribunat e stadiumit në Shkup, derisa hyrja për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League ndaj NK Bravo do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Të enjten publiku në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup besojmë të jetë forca shtesë e skuadrës në betejën për kualifikim në raundin e tretë të UEFA Conference League.
Duke vlerësuar edhe praninë e mërgimtarëve në vendlindje gjatë kësaj periudhe dhe rëndësinë e ndeshjes klubi ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë. Për publikun do të jetë e hapur tribuna jugore, ndërsa hyrja do të jetë e lirë.
Përballja Shkëndija-Bravo zhvillohet të enjten (30 korrik), me fillim në ora 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Pas humbjes minimale 2:1 në ndeshjen e parë në Slloveni, kuqezinjtë synojnë përmbysjen dhe kualifikimin në raundin e tretë të garave europiane, ndërsa mbështetja nga tribunat pritet të jetë një faktor vendimtar.
KF Shkëndija u bën thirrje të gjithë mbështetësve, simpatizantëve dhe dashamirëve të futbollit që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje europiane dhe ta mbushin stadiumin me ngjyrat kuqezi.
Të enjten luajmë të gjithë së bashku, drejt një tjetër suksesi europian!


Shaban
Hajdeni kijt nstadion. Histori tre ta shkrujm ishalla. Forca Shkendija