Hidhet shorti i sezonit 2025/26,kampionët e fillojnë në shtëpi ndaj Shkupit

Shkëndija nis mbrojtjen e titullit në Tetovë! Rivali i parë është Shkupi. Në Kupë e nisim si mysafir me Yeni Maale në Manastir. 

Sot është tërhequr shorti për sezonin e ri 2025/26 në elitën e futbollit vendor, ku Shkëndija hyn si kampione në fuqi për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar. Shorti ka caktuar që sezonin e ri ta nisim në Tetovë përballë Shkupit.

Start emocionues për kuqezinjtë, që nisim në fushën tonë në sfidën hapëse para publikut tetovar.

Ndërkohë është hedhur shorti edhe për Kupën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkëndija për të dytin vit me rradhë e nisim me ekipin e kategorisë së katërt, Yeni Maale. Ndeshjet e Kupës në program janë caktuar për datat 26/27 gusht. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top