
Kuqezinjtë zbresin në tokën skoceze me synimin për të përballuar lojën fizike të vendasve dhe për të marrë një rezultat pozitiv nga transferta e Edinburgh-ut përpara sfidës së kthimit.
Hibernian vs Shkëndija
• UEFA Conference League | Raundi i tretë eliminator (Ndeshja e parë)
• Stadiumi | “Easter Road” në Edinburgh, Skoci
• E enjte | 6 gusht | ora 21:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija kërkon të shkruajë një tjetër faqe të suksesshme evropiane në përballjen e parë të raundit të tretë eliminator ndaj gjigantit skocez, Hibernian
- Skuadra ka udhëtuar drejt Skocisë, ndërsa trajneri Artim Pollozhani i bashkohet grupit ditën e ndeshjes për shkak të vonesave me procedurat e vizës
- Synimi kryesor i kuqezinjve është instalimi i stilit tonë të lojës dhe përballimi i natyrës fizike të futbollit skocez për të nxjerrë një rezultat favorshëm
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Baboucarr Gaye mbetet jashtë kombinimit për këtë transfertë për shkak të dëmtimit.
- Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski mungon në këtë sfidë për shkak të dhimbjeve që ndjen në shpatullën e djathtë.
Kthehet:
/
FAKTE SHTESË
- Përballjet me skocezët: Kjo është hera e dytë që Shkëndija luan përballë një kundërshtari nga Skocia, pas përballjes së vitit 2015 ndaj Aberdeen (1:1 në Shkup dhe 0:0 në transfertë).
- Rruga e kundërshtarit: Hiberniani arriti në këtë raund pasi eliminoi Malishevën e Kosovës, ku pas humbjes 2:0 në Prishtinë përmbysi gjithçka me fitoren 4:1 në Edinburgh.
- Tradita e rivalit: Hiberniani është një klub me histori të pasur i themeluar në vitin 1875, me 4 tituj kampionë të Skocisë (1903, 1948, 1951, 1952), 3 Kupa dhe 3 Kupa të Ligës.
- Foleja historike: Ndeshja zhvillohet në stadiumin historik “Easter Road”, lokacion në të cilin klubi luan që nga viti 1893 dhe që ka pësuar modernizime të shumta gjatë epokave.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë sfidë evropiane i është besuar një trupe arbitresh nga Qipro, e kryesuar nga gjyqtari Antoniou Menelaos.

