HIBERNIAN 2-1 SHKËNDIJA | Eliminatoret e Conference League

Shkëndija zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në Edinburgh dhe, pavarësisht humbjes minimale 2:1 në minutat shtesë, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Shkup.

  • Shkëndija mposhtet minimalisht në Skoci, kualifikimi vendoset në Shkup
  • Gjithçka mbetet e hapur, Hiberniani fiton 2:1 në ndeshjen e parë
  • Vendasit kaluan në epërsi me golin e Lowe në minutën e 74-t
  • Barazuam me Gjorgjievskin (76’) pas asistit të bukur Zejnullait 
  • Vendasit me shumë fat arritën fitoren, pasi në minutën e 90-të shënoi O’Hora
  • Ndeshja e kthimit luhet në Shkup të enjten e ardhshme

Shkëndija u mposht me rezultat 2:1 nga Hiberniani në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të disiplinuar dhe konkurruese, ndërsa fituesi i kualifikimit do të vendoset pas një jave në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 74-të me Eleding, ndërsa reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, pas asistit të Zejnullait, Marko Gjorgjievski realizoi një gol të bukur për barazimin 1:1 në minutën e 76-të. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, O’Hora shënoi golin e fitores për Hibernianin në minutën e parë të kohës shtesë.

Me një disavantazh minimal dhe paraqitjen e treguar në Edinburgh, Shkëndija mbetet plotësisht në garë për kualifikim, me gjithçka që do të vendoset në përballjen e kthimit para tifozëve kuqezi në Shkup.

Ndeshja e radhës

Vardari-Shkëndija

Shkup | 9 gusht 2026 | 17:00

HIBERNIAN – SHKËNDIJA 2:1 (0:0)

Stadiumi “Easter Road” në Edinburgh, Skoci

Arbitër: Antoniou Menelaos (Qipro)

Golashënues: Lowe 74’ dhe O’Hora 90’ (Hibernian), ndërsa Gjorgjievski 76’ (Shkëndija)

HIBERNIAN: Sallinger, Mayor (Wright 59’), O’Hora, Kerr, Elding, Mullingan, Lowe (Klidje 90’+1), Boyle (c) (Šuto 59’), Chaiwa (Cambell 90’+2), Obita, Passlack.

Trajner: David Gray

SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi, Zejnullai (c) (Ramadani 90’+3), Rafa, Islami, Tamba, Krasniqi (Murati 63’), Kryeziu (Kërstevski 63’), Ndzengue (Gjorgjievski 73’). 

Trajner: Artim Pollozhani

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top