Gjeneratat U9 dhe U10 në turne ndërkombëtar në Shkup

Shkëndija U9 dhe U10 nga 13 deri më 15 shtator do të jenë pjesë e turneut ndërkombëtar në Shkup, ku do të marrin pjesë 159 ekipe nga 8 shtete të ndryshme.

Udhëheqësit e Shkollës së Futbollit Shkëndija mendojnë për gjeneratat më të reja dhe fundjava sjell mundësi për shijimin e një eksperience të bukur me karakter ndërkombëtar për gjeneratat U9 dhe U10 (fëmijë të lindur në vitet 2015 dhe 2016). 

“Ilinden Kup” i organizuar nga Shkolla e Futbollit Grozdanoski nga 13 deri më 15 shtator në Shkup grumbullon 159 ekipe nga 8 shtete, për të garuar në 6 kategori të ndryshme të gjeneratave. Përveç nga vendi ynë, skuadrat vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Rumania, Belgjika, Anglia dhe Australia, me disa emra të njohur skuadrash si Anderlehti (anuloi pjesëmarrjen në moment të fundit shkaku i problemeve me fluturimet), CSKA Sofje, Crvena Zvezda, Partizani, Botev Plodliv e tjera. 

Shkëndija U10 e drejtuar nga Fati Huseini është në grup me Anderlehtin e Belgjikës (zëvendësohet nga tjetër ekip), AP Brera, Akademia Grozdanoski dhe Aerodrom, ndërsa kuqezinjtë U19 me trajnerin Bashkim Arifit do të luajnë me Nacional nga Bullgaria, Futbal Stars, Forca dhe Butel. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top