Ftesa për Ronaldo Websterin dhe Nazif Cekën, 6 kuqezinj me përfaqësueset

Xhamajkani, Webster dhe mbrojtësi i ri Ceka çojnë në 6 numrin e futbollistëve të Shkëndijës që grumbullohet në këtë pauzë ndërkombëtare, pas R. Ramadanit, Gayes, Meliqit e Ajetit.

Kuqezinjtë vazhdojnë të jenë prezentë në ekipet kombëtare, këtë herë me plot 6 futbollistë të ftuar nga përfaqësueset respektive për ndeshjet e shtatorit.

Pas Reshat Ramadanit, Baboucar Gayes, Anes Meliqit dhe Numan Ajetit, ftesa kanë mbërritur edhe për Nazif Cekën dhe Ronaldo Websterin.

  • Ronaldo Webster, është ftuar nga përfaqësuesja e Xhamajkës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Xhamajkanët do të përballen me Bermuda-n më 5 shtator (në Bermuda) dhe me Trinidad & Tobago më 9 shtator (në Kingston, Xhamajkë). Webster duhet të jetë në dispozicion të kombëtares së tij nga 1 deri më 10 shtator.
  • Nazif Ceka, mbrojtësi i ri kuqezi, i rritur te shkolla e futbollit Shkëndija dhe i nënshkruar këtë verë me kontratën e parë profesionale, është ftuar nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë së Veriut për dy miqësoret kundër Bosnjë e Hercegovinës (4 shtator në Radovish dhe 6 shtator në Strumicë). Ceka tashmë ka debutuar me ekipin e parë në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Shkupit (5:1 në Tetovë) dhe pritet të marrë minuta edhe me fanellën e përfaqësueses U19.

Kujtojmë se në këtë pauzë ndërkombëtare, përveç Cekës dhe Websterit, me ekipet përfaqësuese do të jenë edhe:

• Reshat Ramadani – përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut

• Baboucarr Gaye – përfaqësuesja e Gambias

• Anes Meliqi & Numan Ajeti – përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut

KF Shkëndija u uron shumë suksese të gjashtë futbollistëve në angazhimet ndërkombëtare dhe pret t’i shohë të kthehen me përvojë dhe motivim shtesë për vazhdimin e sezonit me fanellën kuqezi.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top