Ftesa për futbollistët tanë nga përfaqësueset e moshave

Katër futbollistë të Shkëndijës kanë marrë ftesë nga përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut për angazhimet ndërkombëtare të muajit mars.

Mbrojtësi Anes Meliqi është ftuar nga përfaqësuesja U21, e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë: më 21 mars kundër Bjellorusisë dhe më 25 mars kundër Azerbajxhanit. Meliqi u bashkua me ekipin më 16 mars në Shkup dhe do të jetë në dispozicion të klubit pas përfundimit të angazhimeve më 26 mars.

Dy lojtarë të rinj, Nazif Ceka dhe Albion Musliu, janë ftuar nga përfaqësuesja U19 për dy miqësore kundër Shqipërisë, më 21 dhe 23 mars në Korçë. Ata do t’i bashkohen skuadrës më 19 mars dhe do të kthehen në dispozicion të Shkëndijës më 24 mars.

Ndërkohë, Florent Osmani është ftuar nga përfaqësuesja U17, e cila do të marrë pjesë në një turne kualifikues për Kampionatin Evropian në Skoci. Në këtë turne, ekipi do të përballet me Skocinë (19 mars), Lihtenshtajnin (22 mars) dhe Rumaninë (25 mars), me të gjitha ndeshjet që do të luhen në stadiumin Broadwood, Cumbernauld.

Shkëndija vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e talenteve, të cilët po fitojnë vëmendje edhe në 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top