NK Bravo- Kopatin 19'
- Stanković 56'
July 23, 2026, Stožice / LjubljanaFull Time
FC Shkëndija- Krasniqi 11' (P)
July 23, 2026, Stožice / LjubljanaFull TimeKuqezinjtë u mundën 2:1 nga NK Bravo në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League. Pas epërsisë së hershme, vendasit përmbysën rezultatin, ndërsa gjithçka mbetet e hapur para sfidës së kthimit në Shkup.
- Shkëndija mposhtet minimalisht në Lubjanë, kualifikimi vendoset në Shkup
- Krasniqi na dha epërsi në minutën 11-të me goditje nga pika e bardhë
- Ne humbëm shumë raste, derisa vendasit përmbysën me Kopatin dhe Stankoviç
- Sulmuesi Marko Gjorgjievski debutoi, duke luajtur 5 minutat e fundit të sfidës
- Renvashi luhet në Shkup të enjten e ardhshme
Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga NK Bravo në Lubjanë, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të mirë dhe krijuan më shumë raste shënimi, por dy momente të pafat i dhanë avantazhin skuadrës sllovene para ndeshjes së kthimit.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Artim Pollozhanit. Fillimisht Kërstevski rrezikoi portën vendase, ndërsa në minutën e 9-të Zejnullai fitoi penallti pas një depërtimi në zonë. Dy minuta më vonë, Endrit Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Shkëndijën në epërsi 0:1.
Kuqezinjtë patën disa mundësi për të dyfishuar avantazhin, por mungoi konkretizimi. Në minutën e 19-të, Kopatin me ndihmën edhe të fatit, barazoi rezultatin në 1:1. Pak para pushimit, Zejnullai ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme, ndërsa në fund të pjesës së parë një goditje e fuqishme e Ndzengues nga distanca u ndal nga portieri vendas.
Edhe pjesa e dytë nisi me rast për Shkëndijën, kur Krasniqi u ndal nga portieri. Megjithatë, në minutën e 56-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Stankoviç realizoi për 2:1 në favor të Bravos.
Deri në fund, Shkëndija dominoi dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit. Trumçi rrezikoi në disa raste, Tamba goditi shtyllën, Spahiu u ndal nga portieri, ndërsa një tjetër goditje e Trumçit nuk gjeti rrjetën.
Kështu, Shkëndija e mbyll ndeshjen e parë me disavantazh minimal 2:1, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit, që luhet të enjten e ardhshme në Shkup. Para saj, të dielën kuqezinjtë do ta nisin sezonin e ri në kampionat me përballjen ndaj Skopjes si vendas në kompleksin e FFM-së në Shkup.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Skopje
Shkup | 26 korrik 2026 | 19:00
NK BRAVO – SHKËNDIJA 2:1 (1:1)
Stadiumi “Stozhice” në Ljublanë
Arbitër: Joni Hyytiä (Finlandë)
Golashënues: Kopatin 19’ dhe Stankoviç 56’ (Bravo), ndërsa Krasniqi pen. 11’ (Shkëndija)
NK BRAVO: Rozman, Nzuzi, Halilou (Štravs 52’), Brunnhofer, Omoregie, Simoniç, Nuhanoviç (c), Jovan, Arinze, Kopatin (Jakupoviç 66’), Stankoviç (Mazie 66’).
Trajner: Alesh Arnol
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Dimovski, Islami, Rafa (Gjorgievski 85’), Zejnullai (c), Krasniqi (Ramadani 69’), Kërstevski (Tamba 62’), Kryeziu (Spahiu 69’), Ndezngue (Ibraimi 85’).
Trajner: Artim Pollozhani

